“Mbreti ka dalë lakuriq”, Lubonja për amnistinë penale: Kuvendi mesazh dekurajimi SPAK-ut, edhe opozita ka shkelur…

by Nexhat

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24 ka komentuar miratimin e amnistisë penale në parlament.

Lubonja theksoi se Shqipëria është në një situatë, ku “mbreti ka dalë lakuriq”. Ai shtoi se Kuvendi, me miratimin e amnistisë penale i dërgoi mesazh SPAK-ut, duke e dekurajuar atë në luftën ndaj korrupsionit. Për Lubonjën, edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur

banner

“Jemi në kushtet kur mbreti ka dalë lakuriq komplet. Dënimet deri tani kanë shkuar tek drejtorët. Këtyre kamikazëve iu shkon mesazhi se për dy vite burg ia vlen vjedhja që kanë bërë dhe siguron deri nipërit e mbesat. E dyta është dhe një mesazh më i qartë për një pjesë të SPAK-ut. Është mesazh dekurajues për luftën ndaj korrupsionit

Nëse është kompromisi vula në mes mes opozitës dhe maxhoranës, për mua nuk ia vlen sepse nuk bëhet kompromis me një qeveri kriminale. Unë mendoj se edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur”, deklaroi Lubonja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy