Arben Gashi: Vjosa Osmani nuk është më e LDK-së, as nuk diskutohet që ajo të kthehet në krye të partisë

by Nexhat

Kryetari i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, tha se as nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK dhe shancat për këtë janë zero.

“Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy por jo si lidership”, tha Gashi në Pressing

banner

I pyetur nga analisti Parim Ollurio nëse ajo mund të jetë kandidate për kryeministre e LDK-së, Gashi tha:

“S’ka shanca, zero shancë”.

“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, tha ai.

“S’e marrim ne se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.

Ai tha se edhe pse Osmani është presidente e vendit, ajo sipas tij ka qenë palë me qeverinë në disa raste.

“Në detyrë duhet të ketë sjellje presidenciale dhe të mos përzihet në zgjedhje. Shpesh ka qenë palë me qeverinë, duke filluar nga rasti i kryeprokurorit të shtetit, kryetares së KQZ-së dhe disa raste tjera ka qenë palë. Nuk ka qenë presidenciale”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy