Vuçiq pas takimit me emisarin gjerman: S’u pajtuam për asgjë, do t’u kundërvihemi përçmimeve që po na përgatiten në KiE dhe OKB

by Nexhat

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për një takim që ka pasë me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ai tha se me të s’është pajtuar për asgjë dhe se i ka thënë se Serbia është vend i vogël, por me “njerëz krenarë” që do t’i kundërvihen “përçmimeve” në Këshill të Europës për Kosovën dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën.

banner

Sidoqoftë, Vuçiq pretendoi se i intereson paqja në rajon dhe se për këtë gjeti pajtim me të dërguarin gjerman.

“Një takim i sinqertë dhe jashtëzakonisht i vështirë me Manuel Sarrazin. Ne nuk pajtohemi pothuajse për asgjë, përveç pikëpamjes se është e nevojshme të ruhet paqja në Ballkanin Perëndimor. I thashë Mamuel Sarrazinit se Serbia është një vend i vogël territorialisht dhe numerikisht, por një vend i njerëzve krenarë, që do të kundërshtojnë poshtërimet e përgatitura për të në Këshillin e Evropës dhe OKB”, ka shkruar Vuçiq në Instagram,

Vuçiq po planifikon të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës përmes themelimit të një ekipi special, të cilit i prijnë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Ndërkaq, sa i përket Srebrenicës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, siç është paralajmëruar, pritet të vendosë në rend dite Projekt-Rezolutën për Srebrenicën, ku ndër të tjera do të përfshihet shpallja e 11 korrikut si “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, gjë të cilën po e kundërshton Vuçiqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy