Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme krinimale, teksa ka arrestuar një 45-vjeçar në Rrëshen në kuadër të operacionit policor “Safe City 2 “.
Arili Kalija, i cili ishte nisur nga Lura, u kap në hyrje të Rrëshenit me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:
4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
3 kapsolla të lidhura me fitil;
2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak./abcnews.al