Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se dje mori pjesë në konferencën dhe takimin e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Europiane (PES).
Kurti shkroi se ishte “një kënaqësi” të merrte pjesë në konferencën me temën “Ne qëndrojmë së bashku – për Europën tonë!”.
“Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera europiane mbi vlerat e përbashkëta”, shkroi Kurti në “X”.
Kryeministri udhëtoi dje për në Bukuresht të Rumanisë, për të marrë pjesë në këtë konferencë, “në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet europiane në qershor të këtij viti”, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.
A pleasure to attend the @PES_PSE conference & leaders meeting yesterday in Bucharest, themed “We stand together—for our Europe!” Kosova is a staunch supporter of democratic rights based on the wellbeing of all, & is happy to work with other European democracies on shared values. pic.twitter.com/iSXPa0HZcL
— Albin Kurti (@albinkurti) April 7, 2024