Gara ilegale me veturë në autostradë, 400 euro gjobë shoferit dhe i ndalohet ngasja për 10 muaj

by Merita

Një shofer u ndëshkua me 400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalesë për të drejtuar automjet, pasi policia zbuloi se i njejti kishte marrë pjesë në gara ilegale në autostradë.

Policia njoftoi se pasi ka parë një video të publikuar në rrjetet sociale, e ka identifikuar shoferin.

banner

“Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë. Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy