36
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Grace. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka marrë një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 08:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Grace. Në aksident janë, përfshirë dy vetura. Përveq dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar një person”, ka thënë Zahiti.