Varhelyi: Parlamenti Evropian mbështeti lëvizjen pa viza të serbëve me pasaporta serbe

by Nexhat

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se propozimi për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe është mbështetur nga Parlamenti Evropian, si dhe nga Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian.

Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë për serbët e Kosovës.

Më tutje, ai ka thëë se është hap i madh që i gjithë Ballkani Perëndimor të udhëtojë pa viza.

“Lajm i mirë për serbët e Kosovës! Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga Parlamenti Europarl, komiteti LIBE. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë #Ballkanin Perëndimor kur udhëtoni në BE”,ka shkruar ai në “X”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy