Reagon lideri i Hamasit pasi Izraeli ia vrau tre djemë dhe tre nipa

by Nexhat

Lideri i Hamasit thotë se vrasja e djemve dhe nipave të tij nuk do të ndryshojë kërkesat e bisedimeve për armëpushim me Izraelin.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin për vrasjen e tre fëmijëve dhe tre nipërave të tij në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”, shkruan skynews.

banner

Ai i tha kanalit satelitor Al Jazeera se djemtë e tij “u martirizuan në rrugën e çlirimit të Jerusalemit dhe xhamisë al-Aqsa”.

“Armiku kriminal drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe vrasjes ndërsa nuk vlerëson asnjë standard apo ligj”, tha Haniyeh, i cili jeton në mërgim në Katar.

Ai tha se vrasjet nuk do të bëjnë presion ndaj Hamasit për të zbutur pozicionin negociues

“Armiku beson se duke vënë në shënjestër familjet e liderëve, do t’i shtyjë të heqin dorë nga kërkesat e popullit tonë”, tha ai

Kushdo që beson se shënjestrimi i djemve të mi do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij është deluzion.

Sky News kontaktoi zyrtarët izraelitë, por ata nuk mund të konfirmonin raportimet për vrasjet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy