Përmbyset anija me emigrantë në Itali, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe një fëmijë

by Merita

Një anije është përmbysur në ujrat e Italisë duke u marrë jetën 9 emigrantëve. Sipas autoriteteve italiane një anije me të paktën 30 persona u përmbys rreth 30 milje detare në juglindje të ishullit Lampedusa në ujërat ndërkombëtare.

Pavarësisht kushteve të vështira, anijet patrulluese arritën të gjenin disa të humbur. Më tej autoritet kanë bërë më dije se të shpqtuarit vuanin nga hipotermia ndërsa po transportoheshin në Lampeduza.

banner

Autoritetet italiane raportuan mbrëmë se numëruan 23 të mbijetuar të cilët u dërguan në ishullin italian, midis Siçilisë dhe Tunizisë. Megjithatë, agjencia e lajmeve ANSA raportoi se një nga 23 të shpëtuarit nuk arriti të mbijetonte duke e rritur numrin e nga 8 të vdekur në nëntë. Mësohet se mes viktimave ka edhe një fëmijë.

Rrethanat e aksidentit fatal janë të paqarta. Ka informacione kontradiktore për numrin e personave të zhdukur. Nuk dihet ende se nga ka lundruar anija. Anijet me emigrantë shpesh bëjnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut nga Libia, Tunizia dhe Egjipti.

Numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë përmes detit është në rritje sërish këtë vit. Ministria e Brendshme e Italisë numëron tashmë mbi 150,000 emigrantë të ardhur pa dokumente që nga fillimi i vitit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy