Krasniqi nuk pajtohet me draftin aktual të Asociacionit: Është tekst e ka prodhuar Kurti me mosveprim

by Nexhat

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi  në emsionin “Click” në RTV21 tha se draft-statuti i Asociacionit duhe të shkruhet me SHBA-në.

“Kurgjo pa amerikanë nuk ndodh, unë të nesëmren e kisha fillu këtë proces me mirësjellje me kërkesë për ndihmë ekspertëve të SHBA-së…s’është e vonshme, nuk është bre shkencë ajo këta veç s’kanë deshtë s’kanë ditë ose s’kanë guxu për një javë kryeht ajo punë”, tha ai.

banner

“Këtë draft të Asociacionit me rezolutë 1244 dhe me Arbitrazh brenda nuk e pranojmë”

Ai shtoi se me këtë draft nuk pajtohet .

“Me rezoltutë 1244 preambulë dhe vetëm dy më të rëndat po i përmendi se ka telashe edhe tjera po rezoluta për mue ezbeh dhe e rrezikon sovranitetin e Kosovës dhe abritrazhi është apsolutisht i paparanueshëm… këto dyja do të besoj që do t’i arrinim. “, tha Krasniqi.

Krasniqi nuk pajtohet me draftin aktual të Asociacionit: Është tekst e ka prodhuar Kurti me mosveprim

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk pajtohet me tesktin e draftit aktual të statutit të Asociacionit.

“ Mendoj se është një draft i keq i cili rrezikon apsolutisht jo në ditën e themelimit të asociacionit, por 6 muaj ose 5 vjet pas me pasë një entitet i cili përveç e një autonomie politike e rrezikon edhe funksionimin shtetit të Kosovës dhe është fatkeqësi pse ka ardhur deri këtu , sepse ky është një tekst i cili e ka prodhurar Albin Kurti me mosveprimin e tij”, tha ai.

Krasniqi shtoi se Kurti ka vepruar vonë  me rastin e Manastirit të Deçanit, sipas tij nëse Kurti do ta oronte dratin dy vite më herët do të ishte në rast me të favorshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy