Kastrati i PDK-së paralajmëron dërgimin në Kushtetuese: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, përmbajtja e tij është skandaloze

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati sërish ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me Projektligjin për Tekste shkollore, duke ripotencuar se Projektligji është u kontrabandua nga mazhoranca në Kuvend.

Kastrati në një postim në Facebook shkruan se përveç tjera edhe përmbajtja e ligjit është skandaloze, gjersa hedh kritika të ashpra edhe ndaj deputetëve të LVV-së

Lexoni të plotë, pa ndërhyrje postimin e Kastratit:

Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e VV-së kaluan Projekt- ligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend.

Përveç deputetëve të VV-së që vijnë nga bota anonimatit, presionit dhe orkestrimit të kësaj loje të pistë iu nënshtruan edhe dy profesorë universitar nga VV. Totalisht me zero integritet

Përmbajtja e ligjit është skandaloze. Ta zëmë një nga nenet e tij mund t’i mundësoj një ministri që për teket politike ta tërhjek ndonjë tekst shkollor me histori për UÇK-në apo ndonjë ministri hajvan që ta tërhjek ndonjë tekst shkollor për historinë e Skënderbeut.

Për përmbajtjen do flasim në raste të tjera më gjerësish, por tmerri qëndron në faktin se ky Projektligj ka kaluar në Kuvend pa vota të mjaftueshme!

Ne si opozitë e bojkotuam këtë komision ku deputetët e turpit kalojnë një projekt-ligj me vota të vjedhura.

Sot i vetmi vend ku mund të pështysh brenda ndërtesës së qeverisë janë fytyrat e ministrave hajna. Tani përveç parasë publike po vjedhen edhe votat në kuvend. Kjo është goditje fatale për demokracinë

Kambanat e alarmit po bien – ka filluar rrënimi i tempullit të demokracisë nga ata që janë aksidente demokratike brenda tij!

Kur i kujtoj vetëm disa nga ministrat e parë shqiptarë të arsimit në Shqipërinë të viteve të largëta 1912 – 1939, si: Luigj Gurakuqi Sotir Peci, Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani,  Ernest Koliqi, etj dhe kur e shoh Arbërie Nagavcin si ministre të arsimit në Kosovën e 2024-tës, shokohem e më vjen të vjell çfarë situate jemi në 2024-tën.

Të parët ishin njerëz të letrave, ata ishin poetët, shkrimtarët, publicistët e personazhet e njohura politike ndërkombëtarisht. Ata ishin intelektualët e kalibrave botëror.

Ndërsa  e dyta (Nagavci) e padije deri në absurd. Shpesh ajo më krijon përshtypjen se vështirë e kupton atë që e lexon.

Shpesh më vjen natyrshëm pyetja se cili është mëkati ynë si shoqëri që e dënuam vetën deri në këtë masë me profile ministrash kaq të ulët e medioker si Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, etj, etj !

Lufta jonë vazhdon në lexim të dytë e nëse kalon edhe aty  lufta jonë vazhdon në kushtetuese.

Nuk ndalemi para një regjimi të kriminalizuar që vjedh vota në kuvend!. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy