Serbia po e shkel marrëveshjen për normalizim, Vuçiq u shkruan liderëve evropianë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

by Nexhat

Serbia po vazhdon të lobojë në të gjitha format kundër shtetit të Kosovës, saktësisht kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndonëse një gjë e tillë ndalohet me marrëveshjen për normalizim të raporteve.

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ka dërguar letra të gjithë liderëve në Evropë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

banner

“Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali për televizionin Happy, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë, shkruan nova.rs.

Ndryshe, me një letër të tillë, Serbia po shkel edhe marrëveshjen për normalizim të raporteve mes dyja vendeve, e cila ishte arritur vitin e kaluar.

Kujtojmë se Vuçiq po ashtu ditë parë kishte deklaruar se ka krijuar një ekip që do të luftojë iniciativën që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ndryshe, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës

Pas këtij votimi në Strasburg, çështja procedohet në Asamblenë Parlamentare.

Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy