74% e shqiptarëve nuk e kanë vizituar kurrë Kosovën/ Alishani: Ja pse!

by Nexhat

Gazetarja Alba Alishani komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania sipas të cilave janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.

Ajo u shpreh se shifra 74 për qind e shqiptarëve të moshës 65-75 vjeç që nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovës lidhet me kontekstin historik dhe izolimin e gjatë mes dy vendeve.

banner

“Shqiptarët e Shqipërisë që nuk kanë shkuar asnjëherë në Kosovë janë më të mëdhenj në moshë. Grupmosha është përgjigjja për shkak të kontekstit historik, izolimi që kanë pasur dy vendet shpjegon pse mosha 65-75 vjeç nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën. Nuk kanë pasur mundësi dhe aksesi real, në këtë rast është konteksti historik, nuk është aq alarmante si shifër. Këtë shifër e justifikon vetëm konteksti historik. Ne kemi bërë 94 marrëveshje mes dy vendeve, por shumica janë vetëm në letër”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy