Dy herë kampioni Stefanos Tsitsipas e befasoi sot kampionin tjetër Jannik Sinner me 6-4, 3-6 dhe 6-4 për të kaluar në finalen e Masters Monte-Carlo.
Greku 25-vjeçar, i cili ka fituar titullin në 2021 dhe 2022, e mbajti gjakftohtësinë e tij pas një paraqitjeje thuajse të përsosur në setin e hapjes për të ndaluar Sinner që me një rikthim emocionues në setin e dytë të fitonte ndeshjen. Italiani Jannik Sinner u kthye për të marrë setin e dytë por në setin e tretë edhe pse e kishte krijuar një epërsi 4-3, atij ju shfaq një dëmtim në këmbën e tij të djathtë dhe e detyroi atë të merrte një timeout mjekësor.
22-vjeçari italian e vazhdoi ndeshjen, por nuk i mori asnjë lojë më Tsitsipasit, i cili e dëshmoi veten dhe i fitoi tre lojët radhazi dhe e mbylli ndeshjen me fitore.
“Ishte tenis në nivelin më të lartë që kam mundur të luaj”, tha Tsitsipas pas ndeshjes. Ai vazhdoi duke thënë se: “Ai është një nga kundërshtarët më të ashpër me të cilin jam përballur deri më tani… për të gjetur një mënyrë kur nuk ka pasur shumë, jam jashtëzakonisht krenar për këtë”.
Sinner kishte qenë në formë të shkëlqyeshme këtë vit, pasi kishte fituar Australian, Rotterdam dhe Miami Open, derisa e regjistroi humbjen e parë në 23 ndeshje vetëm kundër dy herë kampionit të Grand Slam Carlos Alcaraz në gjysmëfinalen e Indian ëells muajin e kaluar.
Pasi që hyri në garë me një rekord fitore-humbje 11-6 për vitin 2024, fitorja kundër Sinner siguroi që Tsitsipas të rikthehej në top 10 renditjen pasi u largua për herë të parë që nga viti 2019 në fillim të vitit.
Tsitsipas ose do të përballet me pretendentin kryesor Novak Djokovic ose atë norvegjez Casper Ruud, të cilët luajnë në gjysmëfinale sot më vonë gjatë ditës.