Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuara, James Heappey.
Ky takim kishte për qëllim që të bisedohet për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ishte ky një takim i mirë për presidenten Osmani që të ritheksojë edhe një herë interesimin dhe përkushtimin e Kosovës për integrimin e saj në instiucionet euroatlantike përfshirë edhe NATO.
Me këtë rast Presidentja Osmani e ka falenderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend i ka dhënë Kosovës. Poashtu, Presidentja ka folur për nevojat e ndërsjellta për bashkëpunim dhe përforcimin e partneritetit mes dy vendeve në të gjitha aspektet.
Në linkun më poshtë mund ta lexoni komunikaten e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.