Futbollisti i Romës, Ndicka rrëzohet në fushë, probleme shëndetësore!

by engel

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmjes së sotme ndërmjet Romës dhe Udineses në Dacia Arena në Udine. Në minutën e 72-të, qendërmbrojtësi i Romës, Evan Ndicka, u rrëzua në fushë dhe u hoq nga barela.

Sipas DAZN, lojtari ishte i vetëdijshëm. Megjithatë, me një vendim që u mor nga Daniele De Rossi dhe njerëzit e tij së bashku me gjyqtarin Pairetto dhe trajnerin e Udineses Gabriele Cioffi është pezulluar ndeshja.

banner

Priten të vijnë më shumë përditësime në lidhje me gjendjen e Ndickës. Ndeshja ka të ngjarë të shtyhet deri në një datë të mëvonshme kur do të rifillojë nga rezultati 1-1 që ishte në momentin që mbrojtësi i Fildishtë u rrëzua.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy