Vuçiq: Beteja jonë kryesore kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE është më 16 maj

by Merita

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Serbia “do të vazhdojë të luftojë” edhe pse “kundërshtarët e tij” janë fuqitë dominuese të Perëndimit, duke theksuar se kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, “shpjegimet e tyre për këtë proces janë qesharake, duke pasur parasysh se tash e 11 vjet Kosova nuk e ka përmbushur obligimin për formimin e Asociacionit”.

Ai ka deklaruar për televizionin publik serb, RTS, se të gjithë liderët evropianë kanë konfirmuar se “Serbia nuk do të duhet të përmbushë asgjë derisa të formohet Asociacioni”.

banner

“Sa për Këshillin e Evropës, çfarë mund t’ju them? Gjëja më qesharake është kur ke shpjegimet e tyre se ky është një proces normal, se është shkruar diku. Epo, diku thotë se Asociacioni duhej të formohej 11 vjet më parë. Të gjithë ju liderët evropianë edhe Scholz, Macron dhe Meloni më keni thënë se nuk duhet të bëjmë asgjë derisa të formohet Asociacioni, kështu që e keni harruar këtë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Paparaci.

Ai shpreson se “ekziston mundësia të shqyrtohet shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

“Sidoqoftë, nuk do të jetë e thjeshtë. Ne kemi dërguar shumë letra dhe letra zyrtare në adresa të ndryshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Po më thërrasin nga të gjitha anët e mundshme për të më bindur për diçka që gjoja të bëjmë një lloj kompromisi”, ka pretenduar Vuçiqi.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka asnjë kompromis për këtë çështje.

Vuçiq ka thënë se votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës do të kalojë nesër, duke shtuar se beteja kryesore për Serbinë është më 16 maj.

“Nesër do të kalojë dhe beteja jonë kryesore është më 16 maj, kështu që do të shohim nëse do të ketë ndryshime”, shpreson Vuçiqi.

Ai ka shtuar se Kosova “tani ka dalë me një truk të ri”, e që është, sipas fjalëve të tij, “që më 10 maj ta dorëzojnë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim kushtetues në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim të mund të gjejnë arsye për të votuar “për” sepse ata tashmë e kanë filluar procesin”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy