“Do t’i përgjigjemi agresionit”/ Irani dhe Izraeli akuza të ndërsjellta në mbledhjen urgjente, i kërkuan Këshillit të Sigurimit të OKB të veprojë

by Merita

Mbrëmë u mbajt takimi urgjent i Këshillit ët Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua në lidhje me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme pas sulmeve të Iranit ndaj Izraelit dy ditë më parë.

Në takim, Izraeli dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin si kërcënimi kryesor për paqen në Lindjen e Mesme.

banner

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani këmbënguli se Republika Islamike po ushtronte të drejtën e saj të natyrshme për vetëmbrojtje pas sulmeve të saj të paprecedentë ndaj Izraelit.

“Këshilli i Sigurimit dështoi në detyrën e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Prandaj, Teherani nuk kishte zgjidhje veçse të përgjigjej. Irani nuk kërkon përshkallëzim apo luftë, por do t’i përgjigjet çdo kërcënimi apo agresioni. Është koha që Këshilli i Sigurimit të marrë përgjegjësinë e tij dhe të adresojë kërcënimin real ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha Iravani.

Ndërkohë, ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan tha: “Maska është hequr. Irani – sponsori numër një global i terrorit – ka ekspozuar fytyrën e tij të vërtetë si destabilizues i rajonit dhe botës. Maska hiqet dhe dorezat duhet të vishen.”

Ai kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB që të veprojë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy