Unaza Qendrore prej 3 milionë eurosh do të përfundojë brenda 120 ditësh

by Merita

Kanë nisur të hënën punimet e fazës së dytë për ndërtimin e Unazës Qendrore që lidh pjesë me lagjen “Arbëria”.

Ky projekt kap vlerën e mbi 3 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 120 ditësh.  

banner

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Prishtinën i cili gjithashtu do të lirojë trafikun në atë pjesë.

“Sot po fillojmë të ndërlidhim pjesën e Arbërisë me unazën e madhe në kryeqytet e cila do t’i ndihmojë shumë trafikut. Kjo do t’i mundësoi që të ndërlidhin edhe në pjesë të ndryshme, tashmë më platforma edhe më këmbësorë që të bëjmë ndërlidhjen e Arbërisë me qendrën e kryeqytetit”, tha Rama.

Rama këtë projekt e quajti madhor dhe projekt më shumë interes për kryeqytetin, por gjithashtu ju premtoi qytetarëve të Prishtinës se do ta mundësoi që ky projekt të përfundoi brenda afatit i cili është parashikuar.

“Këto janë projektet të cilat sot po fillojnë, e kemi një plan dinamik 120-ditësh, shpresojë të veprojmë përbrenda këtij plani dinamik, për fat të keq me pjesën tjetër kemi patur probleme, të cilat nuk na kanë leju me i përmbajte planit dinamik, mirëpo këtu nuk kemi asnjë arsye për vonesa dhe jam optimist që brenda 120 ditëve ta kemi këtë pjesë të përfunduar e cila ka me qendë një ndihmesë shumë e madhe për kryeqytet dhe trafikun. Kjo është pjesë e projekteve tona për transformim të Prishtinës”, u shpreh Rama./EO

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy