117
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Policia njofton se me datën 05.01.2024, rreth orës 20:30, në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren viktimës i ka rënë kuleta me dokumente dhe para në të.
Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtur se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.
Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit.