70
CNN raporton se një raketë izraelite ka goditur Iranin. Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit.
Fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete, thonë mediat shtetërore. Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej raketave dhe dronëve iranianë.
Një ditë më parë edhe Irani ka kërcënuar Izraelin me një hakmarrje të fortë nëse ky i fundit tenton të sulmojë.
Ministri i Jashtëm iranian paralajmëroi Tel-Avivin nga selia e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.