Adoleshenti kosovar i dyshuar si bashkëpunëtorë i ISIS, e quan veten “Bombarduesi”

by Merita

Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja – përfshirë edhe aktivitetet e tyre në internet.

Dy adoleshentë janë arrestuar në Kantonin e Schaffhausenit gjatë fundjavës së Pashkëve, transmeton albinfo.ch. 15-vjeçari zviceran me prejardhje kurde dhe 16-vjeçari italian (me prejardhje kosovare) akuzohen se kanë planifikuar një sulm.

banner

Tani ka informacione të reja për dy të rinjtë nga qyteza Neuhausen am Rheinfall. Siç raporton “CH Media”, italiani në veçanti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Me sa duket, ai ka mbajtur shumë llogari në ato rrjete.

Në Instagram adoleshenti italian e quante veten, ndër të tjera, “Il Bomber di Instagram” (italisht, “Bombarduesi i Instagramit”). Nga vjen saktësisht ky emër është e paqartë.

Sipas raportit, ka mundësi që të ketë lidhje me hobin e tij, lojërat në internet (Game). Thuhet se ai ka ngarkuar një video lojërash në YouTube.

Në çdo rast, duket se emri nuk ka lidhje me ndonjë aktivitet terrorist. Fjala “Bomber” përdoret në gjuhë të folur në mënyra të ndryshme, në italishte, transmeton albinfo.ch. Ndër të tjera, përdoret për të përshkruar një sulmues në futboll. Përdoret gjithashtu shpesh në zhargonin e të rinjve, ngjashëm me emërtimin e njohur “cool”.

Parë nga ky aspekt, emri tingëllon më spektakular në kontekstin aktual sesa duhet të jetë në të vërtetë.

16-vjeçari është rritur në Itali, por ka rrënjë kosovare. Ai, në rrjetet sociale shihet në foto me flamuj të Kosovës apo Shqipërisë dhe po ashtu ka pozuar edhe me shqiponjën dykrenare.

Ndërkaq, më pak dihet për 15-vjeçarin zviceran që u arrestua në Schaffhausen. Thuhet se ai ka rrënjë kurdo-turke dhe ishte aktiv edhe si gamer (lojëra në internet).

Ajo që bie në sy është se vrasësi me thikë i Cyrihut që ka sulmuar disa javë më parë një hebre ortodoks konsiderohej edhe ai “gamer”, përcjell albinfo.ch. Sipas raportit, kjo nuk është rastësi. Sepse IS po kërkon posaçërisht për talentë të rinj në platformat e lojërave online.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy