Isa Mustafa e demanton Albin Kurtin për deklaraten e tij lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin

by engel

Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes së 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për Asociacionin që doli nga kjo marrëveshje, Kurti në këtë deklaratë përmendi edhe marrëveshjen e vitit 2015 që ishte nënshkruar atëherë nga ish-kryeministri Mustafa dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që në atë kohë ishte kryeministër.

Mirëpo sipas z. Mustafa, në deklaraten e Albin Kurti ka shumë pasaktësi,sajesa dhe gënjeshtra. Isa Mustafa ja rikujtoi Albin Kurtit se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar asnjëherë Marrëveshjen e viti 2013 e cila është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, por i ka trajtuar dokumentin për parimet e vitit 2015.

Ish-kryeministri thotë se gjykata ka thënë se “Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore” të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës. “Askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por se këto parime “nuk janë tërësisht” (pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës”, ka shtuar ai.

Mustafa konteston Kurtin edhe për Marrëveshjen Bazike të dakorduar vitin e kaluar me Serbinë.

Sipas tij kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bën të paparagjykuar për palët. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko-territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet”.

Reagimi i plotë i Mustafës:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy