Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar.
Policia ka publikuar edhe fotografitë e çiftit.
Policia ka njoftuar se njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi / video.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisësë huaj , që ka ndodhur gusht të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, ka bërë thirrje policia.