Pahor: Jam i interesuar për postin e emisarit për dialog dhe e kam planin tim!

by engel

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit. Pahor ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

“Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai.

banner

Sipas tij, pa përparim në dialog, as Kosova e as Serbia nuk mund të arrijnë asgjë për një të ardhme më të sigurt. Pahor ka theksuar se është i interesuar për postin e të emisarit special të BE-së.

Kurse, emisari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se nëse nuk ka progres në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë në rrugën e tyre evropiane dhe e dinë se cilat janë obligimet e tyre.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy