Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk i kanë ndarë nga 100 euro shtesë për zyrtarët publikë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sot janë ndarë vetëm mjetet shtesë prej 32 mijë euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6.
“Në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një vendim të tillë. Sot janë ndarë vetëm mjetet shtesë prej 32 mijë euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6, e cila ishte ekzekutuar në vitin e kaluar në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike”, ka shkruar Kryeziu.
Ky sqarim erdhi pasi që u raportua se Qeveria i ka ndarë nga 100 euro shtesë për të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve publike.