KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit

by Merita

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e parë të ditës së zgjedhjeve, njoftoi lidhur me procesin e votimit për apo kundër, largimit të kryetarëve në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencën e parë, ku ka njoftuar për hapjen e vendvotimeve në procesin e votimit për apo kundër, largimit të kryetarëve në komunat veriore si Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, me të drejtë vote është 46.556 mijë qytetarë.

banner

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni ne komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, kjo listë përmban 46,556 votues”, ka thënë Elezi.

Elezi bëri të ditur se ndonjë vonesë eventuale mund të jetë e zakonshme si shkak i problemeve të mundshme teknike.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i qendrave te votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejte vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556 votues.

Elezi në emër të KQZ-së, ftoi gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunë./EO

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy