62
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku mes dy veturave në Pejë.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.
Në bazë të disa pamjeve të publikuara nga mediat lokale në Pejë, njëra nga veturat ka përfunduar në lumin e këtij qyteti.