45
Grusht në parlamentin grek!
Pak minuta më parë raportohet se një ish deputet i partisë Spartanët që tashmë është i pavarur, Konstandinos Floros, ka qëlluar me grusht brenda në sallë deputetin e partisë së ekstremit të djathtë Zgjedhja Greke Vasilis Gramenos.
Menjëherë është përjashtuar nga Kuvendi Konstantinos Floros që goditi me grusht deputetin e ekstremit të djathtë brenda Kuvendit grek.
Mediat atje raportojnë se ndaj tij tashmë po kërkohet heqja e imunitetit të deputetit.