Tifogrupi i madh, “Plisat” kanë thënë se janë ndaluar nga Policia e Kosovës në udhëtimin e tyre për në Gjilan.
Përmes një postimin në faqen e tyre, “Plisat” thanë se policia nuk ia lejoi udhëtimin pa ndonjë arsye.
“Plisat” po udhëtonin për në Gjilan, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës mes Dritës dhe Prishtinës.
Reagimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:
DERI KUR?
Sot grupit tonë i është ndaluar paraqitja në Gjilan për ndeshjen futbollistike Drita-PRISHTINA. Edhe pse morem rrugen per ne Gjilan, per ndeshjen jetike te klubit tone te zemres, Policia e Kosoves na ndaloi ne Llabjan pa asnje arsye dhe nuk lejoi udhetimin e grupimit tone.
Ku qendron drejtesia kur ne ndeshjen e pare lejohen mysafiret, kurse ne ndeshjen kthyese nuk lejohen? A nuk duhet qe ne ndeshjet e Kupes se Kosoves tu garantohen vendet per tifozet mysafire, ashtu qe te kete barazi ne perkrahje te klubeve?
Pse vetem Prishtines po i neperkemben te drejtat ne kete forme?
Cfare ju pengon Prishtina?
Futbolli luhet per ne!
Nese nuk i keni kushtet, faj nuk ju kemi ne!