Gërvalla: Vota prej 82% në KiE, konfirmim i fuqishëm për Kosovën

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth votimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës (KiE).

Deri më tani flitej se nëse hyn në rend dite, votimi mund të ndodh në muajin maj.“Mbetet ende punë për të bërë. E rëndësishme është që vota prej 82% është konfirmim i fuqishëm që Kosova është shtet me demokraci të konsoliduar”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka cituar raportuesen greke për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, e cila ka folur për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Dora Bakoyannis  në një intervistë për gazetë greke ka thënë që asnjë shteti para hyrjes në Këshillin e Evropës nuk i është kërkuar të plotësojë mëshomë kushte se Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla ka çmuar paraqitjen e presidentes Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

“Ajo na bën krenar me çdo paraqitje të saj ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje edhe ndaj diasporës për regjistrim të popullsisë, duke e cilësuar si të domosdoshëm. Ndërkaq nuk është raportuar për të gjeturat e raportit të DASH, duke thënë se për këtë do të flas në seancën që do të thirret për të

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy