Kërcënon Polonia: Nuk i frikësohemi Rusisë, ajo do jetë humbëse

by engel

Një luftë midis Rusisë së Vladimir Putinit dhe NATO-s do të përfundonte me “disfatën e pashmangshme” të Moskës, tha të enjten Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosłaë Sikorski.

“Nuk jemi ne, Perëndimi, që duhet të kemi frikë nga një përplasje me Putinin, por anasjelltas,” tha Sikorski gjatë një fjalimi në Sejm, dhoma e ulët e parlamentit të Polonisë. “Ia vlen të kujtohet për këtë, jo që të rritet ndjenja e kërcënimit tek rusët, sepse NATO është një pakt mbrojtës, por për të treguar se një sulm nga Rusia ndaj ndonjë prej anëtarëve të Aleancës do të përfundonte në disfatën e saj të pashmangshme [Rusisë]”.

banner

Sikorski, i cili po parashtronte vizionin e kryeministrit polak Donald Tusk për politikën e jashtme të qeverisë së re, tha se potenciali ushtarak dhe ekonomik i Rusisë “zbehet në krahasim me atë të Perëndimit”, pasi NATO ka tre herë më shumë personel ushtarak, tre herë më shumë armatim ajror dhe katër herë më shumë anije se Rusia.

“Shpresa e vetme e Putinit është mungesa e vendosmërisë nga ana jonë,” paralajmëroi ai.

Aleatët perëndimorë dhe zyrtarët e lartë ushtarakë janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar për një përhapje të mundshme të dhunës nga pushtimi i vazhdueshëm në shkallë të plotë të Ukrainës nga Putini – ndërsa lideri rus vazhdon të lëshojë kërcënime të fshehta bërthamore ndaj Perëndimit dhe fsheh armët atomike në Bjellorusi, e cila kufizohet me anëtarët e NATO-s Polonia, Lituania dhe Letonia.

Sikorski u rikthye në postin e tij si ministër i Jashtëm pas suksesit të Tusk në zgjedhjet e tetorit të kaluar, duke rrëzuar partinë nacionaliste të Polonisë “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) pas tetë vjetësh në pushtet. Që atëherë, administrata e qendrës së djathtë e Tusk është përpjekur të zhbëjë politikën e viteve të fundit të PiS, duke u zotuar të rivendosë standardet demokratike në vend dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Brukselin.

Tusk kohët e fundit paralajmëroi se Evropa është në një “epokë të paraluftës”, por ka ende “një rrugë të gjatë për të bërë” përpara se të jetë gati të përballet me kërcënimin përpara. Dhe së fundmi, presidenti polak Andrzej Duda tha se Polonia është “gati” të presë armë bërthamore në territorin e saj nëse NATO vendos të përforcojë krahun e saj lindor.

Të enjten, Sikorski kritikoi politikën e jashtme të ish-qeverisë, duke e quajtur atë “një seri supozimesh ideologjike të gabuara, ide të këqija, vendime të gabuara dhe lëshime”. Ajo çoi në humbje financiare, një “humbje të besueshmërisë dhe prestigjit”, përkeqësimin e marrëdhënieve me jashtë dhe e shtyu Poloninë “në margjinat e debateve më të rëndësishme në Bashkimin Evropian, si dhe në NATO”.

Ndërsa qeveria e mëparshme zgjodhi një “rrugë konfrontimi”, e reja do të ketë prioritete të ndryshme, tha Sikorski, duke parë përpara që Polonia të marrë presidencën e rradhës të BE-së në gjysmën e parë të 2025.

“Zhvillimi dhe siguria e Polonisë duhet të bazohen në dy shtylla: bashkëpunimi transatlantik – i mbajtur në mënyrë të pavarur nga vendimet e votuesve amerikanë – dhe integrimi evropian”, tha ai, duke aluduar në mundësinë e rikthimit në Shtëpinë e Bardhë të pretendentit republikan dhe skeptik ndaj NATO-s, Donald Trump dhe ndikimin e mundshëm të tij në aleancën ushtarake transatlantike.

Polonia po kthehet shpejt në një peshë të rëndë të mbrojtjes dhe shpenzuesja e 14-të më e madhe ushtarake në botë, pasi rriti shpenzimet e saj me 75 për qind midis 2022 dhe 2023 në 31.6 miliardë dollarë, sipas të dhënave të publikuara këtë javë nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm./Politico Europe

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy