Kosova synon medalje në Grand Prixin e Austrisë

by informim

Kosova do të marrë pjesë në Grand Prixin e Linzit, i cili do të fillojë sot.

Vendi ynë në evenimentin e xhudos që do të mbahet këto ditë në Austri do të prezantohet me gjashtë garues, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi nuk do të jenë pjesë e këtij turneu.

banner

Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj do të jenë pjesëmarrësit e Kosovës në këtë Grand Prix.

Erza (-52kg) dhe Flaka (-57kg) do të garojnë sot dhe ato do të synojnë të shkojnë sa më larg, pse jo edhe të fitojnë medalje.

Muminoviq në rrethin e parë do të ketë punë me amerikanen Carina Klaus-Sternwieser, derisa Loxha do të përballet me spanjollen Jaione Equisoain.

72 shtete të ndryshme të botës me 455 garues do të jenë pjesë e Grand Prix të Linzit, ku garuesit kosovare synojnë të fitojnë medalje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy