81
Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, një segment i cili vazhdimisht ka shkaktuar tollovi në trafik gjatë viteve të fundit.
Oferta fituese është shpallur ajo e kompanisë Papenburg & Adriani Company SH.P.K. nga Lipjani, ka njoftuar sot Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës.
Kontrata është nënshkruar me datë 26 Prill 2024 dhe kap vlerën 1,737,811.42 € e cila është më e arsyeshme se ofertat tjera që kanë pasur vlrën më të lartë prej 1.797,603.20 €