Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turq kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë.
Tutje bëhët e ditur se ky trajnim ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turq kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66”, ka shkruar FSK në “Facebook”.
“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpër drejt në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”, përfundon FSK.