SHBA, Franca dhe Gjermania e përmendin Asociacionin e Komunave serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE

by engel

Fotografia e kushtëzimeve për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet e qartë, njëjtë sikur SHBA nëpërmjet emisarit të saj Jim Obrien, edhe liderët e Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Macron respektivisht Olaf Scholz tani i kanë bërë të qarta qendrimet e tyre.

Edhe Kancelari Gjerman, Olaf Scholz edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ia kumtuan Albin Kurtit të njëjtin mesazh ku kërkohet bërja e hapave konkret dhe të menjëhershëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në të kundërten Kosova nuk do ta ketë voten e tyre për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

banner

Edhe pse Albin Kurti në postimet e tija i kishte kamufluar disi këto qendrime, në komunikatën për media që u lëshua nga Kancelaria Federale Gjermane, rreth bisedës telefonike Scholz-Kurti ata e thanë çka kryeministri kosovar nuk e tha.

Deklarata: “Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

Kurti në njoftimin e tij për bisedën me Scholz ndërkaq e frazoi se “shpreson” në mbështetjen gjermane në nivel të Këshillit të Ministrave “në linjë me rekomandimin e Asamblesë Parlamentare” ndërsa në komunikatën e ZKM-së tha se “kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për KiE…pa parakushte ose kushte shtesë”.

Para Scholz-it, ishte Emmanuel Macron i cili kërkoi “hapa të shpejtë dhe të paprakthyshëm për Asociacionin…në kontekstin e aplikimit të Kosovës në KiE”. Kësisoji duke e ndërlidhur anëtarësimin eventual të Kosovës në KiE me vetë çështjen e Asociacionit.

Deklarata: “Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i vendos, poashtu në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapave të shpejt dhe të paprakyeshëm në zbatimin e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës”, thuhej në komunikatën e presidencës franceze.

Edhe në telefonatën me Macron, Kurti s’kishte pasur shumë për të thënë, përveç të “shpreh besimin tonë që Franca të na mbështesë ofertën ton për KiE pa parakushte shtesë, në linjë me opinionin e PACE dhe votimin historik”.

Se duhet hapa “urgjent përparimi” drejt Asociacionit në këtë kontekst ia kumoti edhe vetë Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Jim O’Brien i cili madje edhe krejt integrimin euro-atlantik të Kosovës e shkroi vis-a-vis zbatimin të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Deklarata: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin Euro-Atlantik të Kosovës. Për të evur para, duhet zbatim i zotimeve të ndërmarra në dialogune BE-së, përfshirë këtu përparim urgjent drejt Asociacionit. Me Kryeministrin Kurti diskutova hapat pozitivë që kërkohen”, kishte shkruar Jim O’Brien për këtë takim me kryeministrin kosovar.

Sa për takimin me O’Brien-in Kurti as aty s’kishte pasur shumë për të thënë përveç që kanë diskutuar “për rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy