Ferizaj: shtatë plumba 30 vjeçarit, sot shpallet verdikti për vëllain e reperit Buta

by Merita

Gjykata Themelore ne Ferizaj do të shpallë sot aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, vëllai i reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e ish-mikut të tij Gazmend Hysenit në Ferizaj dy vjet më parë.

Seanca gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi në këtë çështje penale, do të nisë në orën 10:00.

“Ju njoftojmë se të martën më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të jetë e hapur për publikun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy