Serbia dorëzohet për Kosovën në KiE, Vuçiq: Nuk kemi llastiqe, por do luftojmë me qëndrime të forta

by Merita

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një fjalimi drejtuar popullit u shfaq i dorëzuar lidhur me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai njoftoi se me datë 16 maj do të bëhet votimi dhe se pranimi i Kosovës në këtë organizatë është pika dy e rendit të ditës.

“Ne po bëjmë çmos që ta parandalojmë, sepse respektojmë rregullat evropiane dhe gjithçka që kemi rënë dakord me Evropën dhe amerikanët”, tha Vuçiç, por duke harruar se këto përpjekje bien ndesh me marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

banner

Ndër të tjera, akuzoi Europën dhe perëndimin se kanë harruar asociacionin apo detyrimet e tjera që Kosova nuk ka përmbushur.

“Fuqitë më të mëdha dhe lojtarët më të mëdhenj qëndrojnë pas gjithë kësaj”, u shpreh presidenti serb, duke theksuar se vendi i tij nuk do të luftojë me llastiqe, por me qëndrime të forta.

“Besojmë se do të kenë një shumicë mes 29 dhe 33”, tha mes tjerash Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy