Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar përbërjen e kabinetit me të cilin do të qeverisë. Në këtë përbërje do të jetë edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në qeveri do të jetë edhe ish-ambasadori serb në Amerikë, Marko Gjuriq, i cili do ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ivica Daçiq do ta mbajë pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.
Kjo është përbërja e prezantuar Vuçeviq, i cili do të jetë kryeministër:
Sinisha Mali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave
Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm
Irena Vujoviq, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit
Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër
Adrijana Mesaroviq, ministre e Ekonomisë
Aleksandar Martinoviq, ministër i Bujqësisë
Goran Vesiq, ministër i Ndërtimit
Dubravka Gjedovic Hajdanoviq, ministre e Energjisë
Tomislav Momiroviq, ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Ndërlidhur
Maja Popoviq, ministre e Drejtësisë
Jelena Zhariq Kovaçeviq, ministre e Administratës Shtetërore
Tomislav Zhigmanov, ministër për të Drejtat e Njeriut
Bratislav Gashiq, ministër i Mbrojtjes
Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme
Tanja Mishçeviq, ministre për Integrime Evropiane
Sllavica Gjukiq Dejanoviq, Ministre e Arsimit
Zlatibor Lonçar, ministër i Shëndetësisë
Nemanja Staroviq, ministër i Punës dhe Punësimit
Zoran Gajiq, ministër i Sportit
Milan Krkobabiq, ministër për Kujdesin e Fshatit
Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, ministre për Familje dhe Kujdes demografik
Nikolla Selakoviq, ministër i Kulturës
Jelena Begoviq,ministre e Shkencës
Husein Memiq, ministër i Turizmit dhe Rinisë
Dejan Ristiq, ministër i Informacionit
Darko Glishiq, ministër për Investime Publike
Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Nenad Popoviq, Usame Zukorliq dhe Tatjana Macura – ministra pa portofol.