Veliaj: Ezaurim total i çështjes së inceneratorëve, SPAK institucion serioz

by Nexhat

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas daljes nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) deklaroi se ndihej i lehtësuar që kishte thënë fjalën e tij para hetuesve për inceneratorin e Tiranës.

Veliaj u paraqit këtë të martë në mëngjes në SPAK për të dëshmuar rreth hetimeve që po kryhen për inceneratorin e Tiranës dhe qëndroi për më shumë se 7 orë.

banner

Pak këtij takimi, u shpreh Veliaj, SPAK ma ka rritur besimin se është bërë një investim për së mbari.

“Është institucion serioz. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet mos t’i përgojojmë, mos të bëjmë rolin e tyre, e prokurorë e gjyqtarë, por të bashkëpunojmë”, u shpreh ai

Veliaj tha se patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme.

“Për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së që u rrëzua e ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro /toni dhe se si ky proces ishte një gjë tjetër, e pakërkuar nga investitorë të tjerë që s’kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe me IFC-në, dhe kjo besoj u sqarua”, tha Veliaj.

“U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do t’ua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak”, tha Veliaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy