Kryeministri i Belgjikës del kundër propozimit për burgje në Kosovë: Propozim i çmendur, ide e vjedhur nga Danimarka

by Merita

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo e ka sulmuar idenë e partisë nacionaliste konservatore, N-VA për t’i dërguar në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge dhe leje qëndrimi.

“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë ka kushtuar 210 milionë euro pa u larguar ende asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë ai, raporton mediumi belg, Trends, përcjell Gazeta Express.

Në fjalim, Alexander De Croo ka sulmuar “propozimet e çmendura” edhe të partive tjera, përfshirë edhe të partnerëve të tij të koalicionit, duke parashikuar “kohë të vështira” pas zgjedhjeve.

“Të gjithë e dinë se ne jemi partia e vërtetë e atyre që punojnë”, iu tha ai liberalëve flamandë të mbledhur në Blankenberge.

Theo Francken nga partia N-VA, i cili është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës që nga viti 2010, propozoi transferimin e të burgosurve në një paraqitje për median belge “Het Nieuwsblad”. Ai pranoi se për këtë ide u frymëzua nga Danimarka.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy