Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski mund ta përdorë kundrejt gjithkujt, por jo edhe ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit

by Nexhat

Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën garoi në koalicionin Fronti Europian, tha se lideri i VMRO-DPMN-së, Hristijan Mickoski, mund të përdorë fjalorin e tij ndaj gjithkujt, por jo kundër këtij koalicioni dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai tha se në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet një dramë në zgjedhje që mund “të rrëshqasë drejt tragjedisë”.

banner

“Drama në Maqedoni në zgjedhje është shumë e rëndë. Veprimi im, kontaktet e mia, parakontaktet me VMRO-DPMNE-në janë që drama të mos rrëshqasë drejt tragjedisë, po të rrijë në dramë. Fjalorin që përdor lideri i VMRO-së mund ta përdorë kundrejt gjithkujt, po kundrejt Frontit jo dhe kundrejt zotëri Ahmetit dhe BDI-së jo”.

Thaçi përmendi edhe “rikthimin në situatën e vitit 2001”.

“Nëse prej kësaj situate nuk dalim me qeverisje stabile, ne jemi shumë afër të rikthimit të situatës së vitit 2001. Situata është shumë serioze. Nuk është situatë për të bërë shaka. Unë do të bëj maksimumin që të mos vijë deri te kjo. Dhe kontaktet që janë vendosur u kam thënë: duhet të jeni të kujdesshëm se shakaja elektorale mund të sjellë pasoja shumë të mëdha”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy