Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumf Riza, për të cilin sot u dënua me 25 vjet burgim Enver Sekiraqa është shprehur i pakënaqur me vendimin e gjykatës.
Ai tha se ky proces gjyqësor ka zgjatur më së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës, rreth 17 vjet
“Me të thënë të vërtetën kurrfarë vendimi nuk është edhe ky. Është një gjykim që po zgjat më së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës, 17 vjet. Dhe nuk po e kuptoj qysh është e mundur në këtë shoqërinë tonë me qenë më të vlefshëm kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të shtetit dhe ligjit”, tha ai.
Shefqet Riza tutje në një deklaratë para mediave tha se vendimi për burgim prej 25 vjet është i ultë pasi sipas tij Enver Sekiraqa është nxitësi kryesor i vrasjes
“Hitleri se ka vra askënd…, po Hitleri i ka nxit tjerët me bo krime kundër njerëzimit…”, tha ai.
Sipas tij, Sekiraqa është fajtori kryesor dhe është dashur të merr gjykimin e merituar.
“Po çka me bo, këto gjykata i kemi na…”, tha ai. Sipas tij, Gjykata e Apelit i ka krijuar problemet duke e kthyer procesin për gjoja çështje procedurale