Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me duhan të përpunuar

by engel

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim e kontrabandës, me datën 02.05.2024 rreth orës 17:20 në Gjilan, ka ndalur për kontroll një automjet me targa të Serbisë. Identifikimi dhe ndalimi i këtij automjeti vjen pas bashkëpunimit mes zyrtarëve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Policisë Kufitare-Lindje.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur se automjeti të kishte të ngarkuar, paketimet me duhan të përpunuar, klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit: “Marlboro” 480 paketime x 0.5 kg, gjithsej 240 kg dhe “Dunhill” 300 paketime x 0.5 kg gjithsej 150 kg. Gjithsej 390 kg duhan.

banner

Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të inicohet rast “kontrabandim me mallra” ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy