“Vazhdim i trendit të rrezikshëm”, i cilëson Peskov deklaratat e Macronit dhe Cameronit

by Nexhat

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur rreth qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë. Ngjashëm ai ka bërë edhe për deklarimin e sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron që tha se Kievi ka të drejtë të përdorë armët e tyre për ta sulmuar Rusinë në territorin e saj.

Sipas Peskov të dy këto qëndrime përbëjnë një vazhdim të një trendi të rrezikshëm. Si pohon se deklarata e Macron është tepër e rrezikshme ngaqë flet për mundësinë e përfshirjes direkte të Francës në luftë. Sidoqoftë ai ka deklaruar se Rusia përcjell deklarimet e Perëndimit por që do të vijojë me “operacionin e veçantë ushtarak”, deri në arritje të qëllimeve.

Rusia e sheh qëndrimin e Cameronit si eskalim tensionesh, thotë ai, që paraqet rrezik për sigurinë evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy