Asambleja Parlamentare e Kosovës më 16 prill i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës. Fjalën e fundit pritet ta japin ministrat e KiE në mbledhjen që do të mbahet në mesin e muajit maj.
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet thotë se aktualisht disa vende anëtare të KiE-së, si Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë votimin.
“Megjithatë, në këtë moment disa vende anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë Parlamentare (APKE) në prill”, shkruan Knaus në platformën X.
Më tej ai thotë se kjo pason fushatën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiτ, duke përfshirë një apel personal drejtuar presidentit Macron që të mos lejojë një votim”, shkruan tutje Knaus, ndërsa përmend edhe angazhimin serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal.
In Berlin, the morning of 25 April 2024 @BertelsmannSt 🇽🇰 Prime minister @albinkurti explained his determination to push for same-sex civil unions in the context of accession to @coe:
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 4, 2024
“we are strongly committed to the human rights of all minorities in Kosovo. We will therefore… https://t.co/xkV2gDAeIZ pic.twitter.com/3REZcCBz4U