Ka përfunduar ndeshja e Premier Ligës ndërmjet Arsenalit dhe Bournemouthit, ndeshje e xhiros 36 të kampionatit Anglez. Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali e ka mposhtur me lehtësi Bournemouthin me shifrat 3:0.
Golat për “Topçinjtë” i shënuan Bukayo Saka (minuta e 45’), Leandro Trossard (minuta e 70’) dhe Declan Rice (minuta e 90+7’).
Me fitoren e sotme, Arsenali ngjitet në kuotën e 83 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Manchester City në vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Manchester City do të zhvilloj sot më vonë si vendas ndeshjen ndaj Wolves.
Në anën tjetër, Bournemouthi zë vendin e 10 me 48 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Arsenalit.