“Çmenduria” e 51-vjeçarit, fluturon nga Amerika në Mançester me 8 valixhe me drogë

by Merita

Trafikimi i lëndëve narkotike përmes rrugëve ilegale për t’iu fshehur syrit të aurotieteve është një ndër metodat më të njohura në tregun europian të narkotikëve.

Por një shtetas spanjoll e ka çuar trafikimin e drogës në një tjetër nivel teksa ka tentuar të hyjë në Britaninë e Madhe përmes aeroportit të Mançesterit, duke sjellë me vete edhe 8 valixhe të mbushura me kanabis.

banner

Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani arrestuan 51-vjeçarin Fernando Jacobo Mayans Fuster, nga Zaragoza e Spanjës, pak pasi ai mbërriti në aeroport, pasi kishte fluturuar nga Los Angeles, me tranzit përmes aeroportit Heathroë të Londrës.

Oficerët e polivcisë kufitare gjetën 278 pako kanabis të ndara në tetë çanta të veçanta, të cilat ishin vendosur në emrat e fëmijëve të tij, që po udhëtonin së bashku me të atin.

Është një nga konfiskimet më të mëdha të kanabisit që kemi parë në aeroportin e Mançesterit në vitet e fundit. Droga do të kishte gjeneruar fitime të konsiderueshme”, tha hetuesi i NCA Charles Lee, pas sekuestrimit të drogës.

Në total u gjetën më shumë se 158 kilogramë kanabis, i cili do të sillte fitime deri në 1 milion paund nëse do të përfundonte në tregun e Britanisë së Madhe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy