Cila është fuqia e livandës?

by Merita

Pak bimë mund të krenohen me bukuri, aromë dhe veti shëruese të tilla, me të cilat mburret livanda.

Për laikun secila fletë e livandës duket njëjtë, por ekzistojnë gati 50 lloje dhe hibride të kësaj bime shkurreje shëruese me petale të ëmbla ngjyrë purpurt dhe aromë qetësuese, transmeton Koha.net. Pikërisht veçoritë qetësuese dhe antiseptike janë “atutë” e saj më të mëdha.

banner

Emri i vjen nga folja latine “lavare” (me la) sepse në kohën antike është përdorur për banjat shëruese. Legjenda më e njohur e lidhur me livandën thotë që Kleopatra me aromën e saj ka njomur velat e anijes së vet (pikërisht si në këngë) dhe është nisur në takimin “historik” me flotën e armikut të deriatëhershëm dhe dashnorit të ardhshëm, Mark Antoni.

Është interesante që, edhe pse me origjinë nga ishujt e nxehtë grekë, sot livanda në mënyrë të suksesshme rritet edhe në veriun e skajshëm të Evropës, jo vetëm në Angli por edhe në vendet skandinave. Megjithatë, fushat më të njohura me livandë gjenden në viset malore të Haute-Provence. Themeluesi i markës së njohur të kozmetikës natyrale “L’Occitane”, Olivier Baussan, para 30 vitesh ka filluar historinë e suksesshme të markës së tij me distilimin e livandës dhe krijimin e produkteve të para nga kjo bimë e njohur.

Hulumtimet moderne tregojnë që livanda në mënyrë të suksesshme zvogëlon tensionin nervor, respektivisht nivelin e kortizolit, hormonit famëkeq të stresit, prandaj personave që kanë probleme me pagjumësi u këshillohet inhalimi i aromës së saj qetësuese nëse dëshirojnë të flenë sa më parë.

Përveç kësaj, livanda po ashtu në mënyrë të suksesshme përdoret edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, siç janë aknet, dermatitisi, psoriaza dhe ekzemat, përcjell Koha.net. Ndihmon edhe tek problemet me frymëmarrje të shkaktuara nga bronkiti, astma dhe ftohjet e fytit. Me thithjen e avujve shërues të saj (me shtimin e vajit eterik të livandës në ujë të ngrohtë) në mënyrë tradicionale shërohet migrena dhe dhimbja e kokës, por edhe depresioni. Në formë të çajit, livanda zgjidh edhe problemet me tretje.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy